Gjuajtje me armë zjarri në Gjilan, arrestohet një 19-vjeçar

Kronikë e zezë

Gjuajtje me armë zjarri në Gjilan, arrestohet një 19-vjeçar

Më: 29 qershor 2022 Në ora: 11:09
Ai është arrestuar pasi Policia ka pranuar informacione për të shtëna me armë zjarri në një rrugë në Gjilan

Dje është arrestuar një person në Gjilan, i cili dyshohet për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Ai është arrestuar pasi Policia ka pranuar informacione për të shtëna me armë zjarri në një rrugë në Gjilan.

Njësitet relevante kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar të dyshuarin, D.K. 19-vjeç.

Ai ka tentuar ta fshehë armën duke e hedhur nga automjeti që e drejtonte, mirëpo zyrtarët policorë kanë arritur ta gjejnë.

Në vendin e ngjarjes janë konfiskuar arma e tipit Zoraki M 906 e kalibrit 9 mm dhe dy fishekë të pashkrepur.

Policia gjithashtu ka konfiskuar edhe një thikë dhe njëshufër metalike.

I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit ndaj tij është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

“Rasti me kallëzim penal “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe ,, Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm’’ dërgohet në PTh Gjilan”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat