​Po drejtonte automjetin në oborr, godet nipin nga pakujdesia

Kronikë e zezë

​Po drejtonte automjetin në oborr, godet nipin nga pakujdesia

Më: 2 korrik 2022 Në ora: 08:34
Foto ilustrim

Një rast i rëndë ka ndodhur në Gjakovë, ku një person derisa ishte duke drejtuar veturën në oborr ka goditur nipin e tij.

Fëmija, i lindur në vitin 2021, thuhet se ka marrë lëndime serioze dhe është dërguar për trajtim në QKUK.

Policia, për ngjarjen që ka ndodhur në rrugën “Lekë Dukagjini”, thotë se mund të jetë shkaktuar nga pakujdesia.

“I dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar veturën në oborrin e tij, dyshohet se nga pakujdesia ka goditur viktimën mashkull kosovar -fëmijë (2021) -nipin e tij, të cilit i ka shkaktuar lëndime serioze. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Në konsultim me prokurorin, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat