Tre persona ngacmojnë seksualisht dy të mituara në Gjakovë

Kronikë e zezë

Tre persona ngacmojnë seksualisht dy të mituara në Gjakovë

Më: 2 korrik 2022 Në ora: 10:56
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar tre persona për ngacmim seksual ndaj dy të miturave.

Rasti kishte ndodhur më 30 qershor në orën 23:30 në Gjakovë.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj  kosovarë nën dyshimin se të njëjtit kanë ngacmuar dy viktimat  e mitura femra kosovare”, thuhet në raport.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat