Vetura godet një motoçiklist në Hajvali të Prishtinës

Kronikë e zezë

Vetura godet një motoçiklist në Hajvali të Prishtinës

Më: 4 korrik 2022 Në ora: 10:34
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë në lagjen Hajvali të Prishtinës.

Një veturë dyshohet se ka goditur një motoçikletë, ku drejtuesi i motoçikletës ka pësuar lëndime të rënda.

Sipas informacioneve dhe pamjeve që qytetarët kanë dërguar nga vendi i ngjarjes, i aksidentuari shihet me lëndime të rënda derisa emergjenca ishte në vendin e ngjarjes duke i ofruar ndihmën e parë.

Ne do ju mbajmë të informuar për rastin.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat