Pejani ngacmon ish të dashurën, ia publikon në Instagram videot duke bërë seks

Kronikë e zezë

Pejani ngacmon ish të dashurën, ia publikon në Instagram videot duke bërë seks

Më: 4 korrik 2022 Në ora: 14:15
Ilustrim

Një burrë nga Peja ka rënë në prangat e Policisë gjatë ditës së djeshme pas denoncimit nga isha e dashura e tij, me pretendimet se po e ngacmon në vazhdimësi.

Burimet brenda Prokurorisë kanë thënë se i dyshuari B.B., po dyshohet se gjatë gjithë kohës e ka ngacmuar të dashurën e tij, të cilës së fundmi ia ka hapur edhe një llogari në Instagram me emrin e saj, ku ka publikuar video intime.

Në dëshminë e viktimës të dhënë në Polici thuhet se ish i dashuri ia ka publikuar disa video ku shihen duke bërë marrëdhënie seksuale gjatë kohës sa kanë qenë bashkë. Këto pamje, sipas saj janë bërë pa dijeninë e saj, prandaj ai po i shfrytëzon për ta detyruar që të vazhdojnë komunikimin.

I riu dyshohet se e ka kushtëzuar viktimën, duke i thënë se nëse dëshiron që t’i largojë video incizimet, atëherë ajo duhet të flas sërish me të.

Përballë kësaj situate dhe presionit të vazhdueshëm, ajo ka vendosur të takohet me të dyshuarin, por kjo i kushtoi, pasi i njëjti e ka sulmuar disa here fizikisht.

Për të parandaluar më të keqen, Policia është njoftuar për detajet e ngjarjes, me ç’rast i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor për intervistim. Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim për ndalim prej 48 orësh.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat