Policia jep për vdekjen e njëvjeçares në bazenin e shtëpisë në Drenas

Kronikë e zezë

Policia jep për vdekjen e njëvjeçares në bazenin e shtëpisë në Drenas

Më: 5 korrik 2022 Në ora: 09:20
Foto ilustrim

Në fshatin Likoshan të Drenasit një vajzë 1-vjeç ka vdekur pas rënies në bazen në oborrin e shtëpisë.

Policia në raportin e saj thekson se rasti ka ndodhur nga pakujdesia.

Vdekja e viktimës është konstatuar në QKMF-në e Drenasit.

Njoftimi i plotë i policisë:

TRUP I PAJETË/HETIM MBI VDEKJEN /Fsh. Likoshan, Gllogoc 07.07.2022 – 17:00.  Është raportuar se viktima femër kosovare (e mitur) në oborrin e tij nga pakujdesia ka rënë në bazën dhe ka ndërruar jetë. Nga familjarët e njëjta është dërguar në QKMF –Drenas ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat