Therje me thikë në Prishtinë, dy të lënduar

Kronikë e zezë

Therje me thikë në Prishtinë, dy të lënduar

Më: 5 korrik 2022 Në ora: 19:35
Foto ilustrim

Dy persona janë lënduar si pasojë e një therjeje me thikë që ka ndodhur sot rreth orës 18:00 në lagjen “Mati” në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Ai ka njoftuar se të lënduarve u është ofruar trajtim mjekësor.

Sipas tij, Policia ka shoqëruar në stacionin policor një person që dyshohet të jetë i implikuar në rast.

“Rreth orës 18:00 është raportuar për një therje me thikë të ndodhur në rrugën “Muharrem Fejza” në lagjen Mati në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga të dhënat e   para dyshohet për dy persona të lënduar nga mjeti i mprehtë (thikë) të cilëve u është ofruar trajtimi mjekësor. Një i dyshuar që dyshohet të jetë i implikuar në rast, është shoqëruar për në stacionin policor. Ndërkohë që policia ka iniciuar një hetim me qëllim sqarimin e rrethanave të rastit”, ka thënë Borovci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat