Arrestohet një person për vrasjen me thikë në Prishtinë, një tjetër në arrati

Kronikë e zezë

Arrestohet një person për vrasjen me thikë në Prishtinë, një tjetër në arrati

Më: 6 korrik 2022 Në ora: 09:16
Foto ilustrim

Një person ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga therja me thikë që ndodhi mbrëmë në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 17:50 ku edhe është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se bashkë me një tjetër të dyshuar i cili gjendet në arrati kanë sulmuar me thika dy viktimat meshkuj kosovarë duke iu shkaktuar lëndime trupore.

Viktimave iu është ofruar trajtim mjekësor, teksa njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes nga ku kanë sekuestruar dy thika të cilat dyshohet se janë përdorur në rast.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat