Iu zbuluan parcela me kanabis dhe boçe gati për shitje, gjykata e Krujës liron 53 vjeçarin e arrestuar

Kronikë e zezë

Iu zbuluan parcela me kanabis dhe boçe gati për shitje, gjykata e Krujës liron 53 vjeçarin e arrestuar

Më: 10 korrik 2022 Në ora: 21:03
Ilustrim

Dy parcela të mbjella me kanabis, 73 kubikë me lëndë narkotike si dhe 3.7 lëndë e dyshuar në formë boçeje ishte bilanci i operacionit 'Kroi Madh' i finalizuar dy ditë më parë nga policia e Krujës ku në pranga përfunduan Halit Kani 53 vjeç dhe djali i tij, Seferi 19 vjeç. Këta të fundit kanë dalë përpara gjykatës së Krujës për tu njohur me masën e sigurisë, ku gjyqtarja Arnisa Këllicci ka caktuar 'arrest shtëpie' për Halit Kanin ndërsa për djalin e tij 'Arrest me burg'.

Vendimi i gjyqtares Këlliçi ka qenë kundër dhe kërkesës së prokurorisë së rrethit Krujës e cila ka kërkuar 'arrest me burg' për babë e bir. Hetimet e kryera nga prokuroria dhe policia e Krujës konkluduan se fidanët e mbjellë nga babë e birë ishin në fazën e korrjes e më pas për shitje.

Nisur nga kjo organi akuzën për Halit Kanin dhe djalin e tij 19 vjeçar, Seferin veprat penale të “Kultivimit të bimëve narkotike” dhe “Prodhimi e shitja e narkotikëve”, të kryera në bashkëpunim.

Sekuestrohen 3.7 kg lëndë narkotike në Krujë, arrestohen babë e bir

Njoftimi i policisë dy ditë më parë

Vijon kontrolli i territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.  

Finalizohet operacioni policor i koduar "Kroi i Madh".

Evidentohet dhe goditet një rast i kultivimit të bimëve narkotike. Arrestohen në flagrancë babë e bir.

Gjatë kontrollit në banesën e tyre, u gjetën fidanë të dyshuar narkotikë, të kultivuar në kubikë, dhe rreth 3.7 kg lëndë e dyshuar narkotike në formë boçeje. 

Specialisët për Hetimin e Krimeve më Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të kontrollit të territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, kanë evidentuar dhe goditur një rast të kësaj veprimtarie kriminale, në fshatin Kroi i Madh.

Në kuadër të operacioni policor të koduar "Kroi i Madh" u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

H. K., 53 vjeç dhe S. K., 19 vjeç, të dy banues në Krujë (babë e bir).

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të territorit, në fshatin Kroi i Madh, në dy sipërfaqe toke në afërsi të njëra-tjetrës, kanë gjetur dhe asgjësuar bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat dyshohet se janë kultivuar nga 53-vjeçari dhe djali i tij.

Në vijim të operacionit, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtyre shtetasve, u gjetën fidanë të dyshuar narkotikë, të kultivuar në kubikë, dhe rreth 3.7 kg lëndë e dyshuar narkotike në formë boçeje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin dhe aparatet celulare të 2 shtetasve të arrestuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të kryera në bashkëpunim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat