Shpërthen bombola e gazit, lëndohet 60-vjeçarja në Maliq

Kronikë e zezë

Shpërthen bombola e gazit, lëndohet 60-vjeçarja në Maliq

Më: 10 korrik 2022 Në ora: 21:33
Ilustrim

Një 60-vjeçare është lënduar si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit, në Maliq. Policia bën të ditur se shtetasja F. Gj., rreth 60 vjeçe, banuese në fshatin Podgorie,  ka shkuar në spitalin e Pogradecit me djegie trupore.

60-vjeçarja i ka marrë djegiet si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit në banesën e saj. Sipas policisë, ajo ndodhet aktualisht duke marrë trajtim në spital. Ndërkaq, vijon puna për zbardhjen e plotë të shkaqeve.

Njoftimi i policisë: 

Maliq/Informacion paraprak

Më datë 10.07.2022, rreth orës 21:00, jemi njoftuar se në Spitalin e Pogradecit, ka shkuar shtetasja F. Gj., rreth 60 vjeçe, banuese në fshatin Podgorie, Maliq, me djegie trupore, të cilat dyshohet se i janë shkaktuar si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në banesën e saj.

Aktualisht kjo shtetase ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat