Policia has në rezistencë te një 28-vjeçar në Prishtinë

Kronikë e zezë

Policia has në rezistencë te një 28-vjeçar në Prishtinë

Më: 13 korrik 2022 Në ora: 10:39
Foto ilustrim

Zyrtarët policorë shpesh herë hasin në rezistencë nga qytetarët të cilët refuzojnë t’u binden urdhrave të tyre. E një rast i tillë ka ndodhur dje në Prishtinë.

Njësitet policore kanë ndalur për kontroll një 28-vjeçar, por i njëjti ka refuzuar që t’u bindet urdhrave të Policisë, duke mos lejuar që t’i nënshtrohet kontrollit trupor e as çantës së tij të krahut.

Për këtë ai është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Ndaj tij është iniciuar rasti ‘Pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave zyrtare’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat