Sekuestrohet një armë AK-47 dhe identifikohen dy të dyshuarit të përfshirë në rast

Kronikë e zezë

Sekuestrohet një armë AK-47 dhe identifikohen dy të dyshuarit të përfshirë në rast

Më: 14 korrik 2022 Në ora: 16:42
Pamje nga aksioni

Me datë 14.07.2022, rreth orës 00:49, Policia e Kosovës, në Prizren është njoftuar se një person ndodhej  në emergjencën e spitalit të Prizrenit dhe ishte në gjendje të rëndë shëndetesore, ku dyshohej se është lënduar me mjet të fortë-thikë nga një person i panjohur.

Të gjitha njësitë relevante policore duke përfshirë, patrullën, hetuesit dhe njësinë e Forenzikës kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe pas një  pune intensive operative - hetimore kanë arritur të  identifikojnë dhe arrestojnë të dyshuarin,  V.Z (2001).  Të njëjtit  fillimisht  i është dhënë ndihma mjekësore për shkak të lëndimeve që kishte në dorë, e më pas është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës. Në vendngjarje poashtu është gjetur dhe sekuestruar një armë AK-47 dhe një  gëzhojë.

Bazuar në hetimet e deritanishme dyshohet se  rasti ka ndodhur për shkak të  një ngatërrese të mëhershme, ku dyshohet se ka filluar si konflikt verbal dhe më pas  ka përfunduar me përdorim të armëve. Personi i lënduar, në këtë rast i dyshuari, E.B. (2002) nuk është intervistuar ende për shkak se është në trajtim mjekësor.

Me vendim të prokurorisë kompetente ndaj dyshuarve është shqiptuar masa e ndalimit policor për 48 orë. 

Njësitë policore në Prizren janë duke  kryer kërkimet për gjetjen e armës së ftohtë ( thikë) si dhe ekzaminime tjera forenzike per të siguruar prova tjera materiale për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat