Një grua e plagosur me armë zjarri është dërguar dje në Spitalin Rajonal të Prizrenit.
Siç njofton Policia lidhur me rastin është arrestuar një burrë dhe është dërguar në mbajtje.
Kurse, viktima është jashtë rrezikut për jetë.
“VRASJE E RËNDË NË TENTATIVË /Prizren 18.07.2022-05:30.Raportohet se në spitalin rajonal ështe dërguar viktima femer kosovare, e cila dyshohet se ishte plagosur me armë zjarri. Sipas mjekëve viktima është jashtë rrezikut për jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse policore. Lidhur me rastin është arrestuar nje mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia përmes raportit 24 orësh.