Mitrovicasi gjen kuletën me para dhe dokumente, ja si vepron

Kronikë e zezë

Mitrovicasi gjen kuletën me para dhe dokumente, ja si vepron

Më: 21 korrik 2022 Në ora: 09:00
Foto ilustrim

Një qytetar i Mitrovicës me iniciale D.S, ka gjetur një kuletë me dokumentacion dhe një shumë të parave, derisa ishte duke shëtitur tek Liqeni akumulues.

I njëjti, kuletën e ka dorëzuar tek policia.

Policia njofton se është identifikuar dhe është kontaktuar pronari, ku kuleta se bashku me dokumentacionin dhe paratë e humbura i janë kthyer pronarit i cili ka qenë falënderues ndaj policisë dhe vetë qytetarit.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut, falënderon qytetarin për besimin ndaj policisë dhe veprimin e ndërgjegjshëm i cili veprim paraqet shembull për raste të tilla”, thotë policia në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat