​Në një aheng familjar sekuestrohet një armë

Kronikë e zezë

​Në një aheng familjar sekuestrohet një armë

Më: 21 korrik 2022 Në ora: 15:58
Foto ilustrim

Është intervistuar një 71 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili dyshohet se ka shtënë me armë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot me datë 21.07.2022, rreth orës 07:07, në Stacionin Policor Jug-Mitrovicë është pranuar informata për të shtëna me armë zjarri.

,,Me të pranuar informacionin janë ndërmarrë veprime të shpejta policore, ku pas një kohe të shkurtër në rrugën ,,Sadullah Avni Dibrani” - Mitrovicë është identifikuar vendi nga ku ishin dëgjuar të shtënat në një aheng, në cilësi të provave materiale është sekuestruar një (1) armë me gas, një (1) karikator, dhe katër (4) gëzhoja. Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar N.S., 71 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili dyshohet se ka shtënë me armë”, thuhet në njoftim.

Pas intervistimit me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndaj tij është iniciuar rast për veprat penale ‘’Mbajtje në pronësi, kontroll apo në posedim të paautorizuar të armëve” dhe ’’Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat