Arrestohet personi që dyshohet se goditi me veturë prokuroren në Pejë

Kronikë e zezë

Arrestohet personi që dyshohet se goditi me veturë prokuroren në Pejë

Më: 21 korrik 2022 Në ora: 18:44
Ilustrim

Personi që dyshohet se ka goditur me veturë një prokurore të Prokurorisë Themelore në Pejë është arrestuar.

Rastin  e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.

Nikqi tha se i arrestuari dyshohet për dy vepra penale.

“Është arrestuar personi i dyshuar. Ai dyshohet për dy vepra penale. Me vendim të prokurorit të shtetit, i njëjti dërgohet në ndalim për 48 orë.”, tha Nikçi.

Ndrysdhe, aksidenti ka ndodhur para Gjykatës Themelore në Pejë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat