Një i vrarë dhe dy të plagosur në Baks të Skenderajt – dalin detaje nga ngjarja

Kronikë e zezë

Një i vrarë dhe dy të plagosur në Baks të Skenderajt – dalin detaje nga ngjarja

Më: 23 korrik 2022 Në ora: 21:36 Përditësuar në ora: 00:29 më 24.07.2022
Ilustrim

Kryetari i Komunës së Skenderaj, Fadil Nura, jep detaje të reja rreth vrasjes në Baks

Kryetari i Komunës së Skenderaj, Fadil Nura ka deklaruar se është duke u raportuar gabim emri i personit, që konsiderohet se ka marrë pjesë në vrasjen e ndodhur në Baks të Skenderajt.

Është bërë një gabim në emrin e dorasit, i cili ka marrë pjesë në vrasjen që ka ndodhur në mbrëmjen e së shtunës, përmendet emri Xhevdet Rexhepi, por në fakt nuk është ai, pra nuk është i saktë, mediat e kanë dhënë gabim”, ka deklaruar Nura për Dukagjinin.

Po ashtu, Nura ka thënë se nuk ka informacione se kush ka qenë dorasi i cili shkaktoi vrasjen e personit.

Sipas tij, nga informatat preliminare, rasti ka ndodhur nga një zënkë e çastit, ndërsa ai ka deklaruar se nuk ka informacione se ka pasur zënka më herët mes tyre.

Nga vetura që ka qenë në rrugë, ka filluar zënka mes tyre, pra ka qenë e çastit, dhe nuk kam informacione se ka pasur zënka më herët mes tyre”, ka deklaruar Nura.

Ndërkaq, Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka njoftuar se është arrestuar një person i dyshuar lidhur me rastin, si dhe një tjetër është duke u trajtuar nga mjekët, por nën përcjelljen e Policisë, pasi dyshohet se është i përfshirë në rast.

Vrasja në Baks të Skenderajt, Policia tregon se çfarë u gjet në vendin e ngjarjes

Besim Musliu ka vdekur pas të shtënave me armë zjarri në fshatin Baks të Komunës së Skenderajt.

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka njoftuar se është arrestuar një person i dyshuar lidhur me rastin, si dhe një tjetër është duke u trajtuar nga mjekët, por nën përcjelljen e Policisë, pasi dyshohet se është i përfshirë në rast.

Policia njoftoi se në dy lokacione janë sekuestruar një armë automatike AK-47 dhe një pushkë gjuetie.

Komunikata e plotë e Policisë:

Sot më, 23 Korrik 2022, policia në Skenderaj ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në fshatin Baks të Skenderajt Me të pranuar informacionin, në vendin e ngjarjes me urgjencë kanë dalë të gjitha njësitet kompetente policore.

Nga informatat e para nga vendi i ngjarjes është kuptuar se në rast ishin përfshirë disa persona, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri tre persona ishin të plagosur. Dy persona ishin dërguar për tretman mjekësor në QKMF-Skenderaj, ku njëri prej tyre si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit kishte humbur jetën dhe mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e tij ndërsa i plagosuri tjetër është transferuar për tretman mjekësor në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) në Prishtinë.

Ndërkohë policia është njoftuar se një person tjetër kishte kërkuar tretman mjekësor në QKMF në Drenas dhe pas trajtimit fillestar mjekësor, në shoqërim të policisë është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në SHSKUK dhe është nën përcjelljen e policisë pasi që sipas informatave fillestare mund të jetë i dyshuar potencial në këtë rast.

Gjithashtu është arrestuar edhe një person tjetër dhe do të intervistohet në cilësinë e personit të dyshuar për përfshirjen në këtë rast.

Njësia e hetimeve Rajonale ka kryer bastisje në dy lokacione dhe ka sekuestruar dy armë: një armë automatike AK-47 dhe një pushkë gjuetie. Njësia e Hetimeve Rajonale së bashku me prokurorin e shtetit janë në vendin e ngjarjes ku është duke u bërë ekzaminimi i vendit të ngjarjes dhe do të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.

​Detaje për vrasjen në Skenderaj

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vrasjen e një perosni dhe plagosjen e dy të tjerëve në fshatin Baks të Skenderajt.

Policia në Skenderaj ka njoftuar se ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në fshatin Baks të Skenderajt dhe me të pranuar informacionin, në vendin e ngjarjes me urgjencë kanë dalë të gjitha njësitet kompetente policore.

“Nga informatat e para nga vendi i ngjarjes është kuptuar se në rast ishin përfshirë disa persona, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri tre persona ishin të plagosur. Dy persona ishin dërguar për tretman mjekësor në QKMF-Skenderaj, ku njëri prej tyre si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit kishte humbur jetën dhe mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e tij, ndërsa i plagosuri tjetër është transferuar për tretman mjekësor në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) në Prishtinë. Ndërkohë policia është njoftuar se një person tjetër kishte kërkuar tretman mjekësor në QKMF në Drenas dhe pas trajtimit fillestar mjekësor, në shoqërim të policisë është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në SHSKUK dhe është nën përcjelljen e policisë pasi që sipas informatave fillestare mund të jetë i dyshuar potencial në këtë rast. Gjithashtu është arrestuar edhe një person tjetër dhe do të intervistohet në cilësinë e personit të dyshuar për përfshirjen në këtë rast. Njësia e hetimeve Rajonale ka kryer bastisje në dy lokacione dhe ka sekuestruar dy armë: një armë automatike AK-47 dhe një pushkë gjuetie. Njësia e Hetimeve Rajonale së bashku me prokurorin e shtetit janë në vendin e ngjarjes ku është duke u bërë ekzaminimi i vendit të ngjarjes dhe do të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti”, thuhet në njoftim.

Flasin nga QKUK, gjendja e dy të plagosurve në Skenderaj është stabile

Dy persona kanë mbetur të plagosur, kurse një tjetër ka vdekur si pasojë e një konflikti me armë zjarrit sonte në orët e mbrëmjes në fshatin Baks të Skenderajt.

Gjendja shëndetësore, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK është jashtë rrezikut për jetën.

Mjekja kujdestare në Klinikën Emergjente të QKUK-së, Dafina Basholli, ka thënë për Kallxo.com se gjendja e të plagosurve është stabile.

Sipas saj, njëri nga të plagosurit ka plagë në këmbë ndërsa tjetri në pjesën abdominale.

Ndryshe, sipas zëdhënëses së Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Fexhrie Pllana, pas një mosmarrëveshjeje sonte rreth orës 19:00 në fshatin Bask tre persona janë plagosur me armë zjarri. Fatkeqësisht, njëri prej tyre nuk u ka mbijetuar plagëve dhe ka ndërruar jetë.

Ajo tha sende nuk dihen motivet e mosmarrëveshjes që shkaktuan vrasjen një personi dhe plagosja e dy të tjerëve.

I vrari ishte mërgimtar, detaje të reja nga vrasja në Skenderaj

Mediat pak më parë raportuan për një vrasje që ndodhi në fshatin Baks të Skenderajt, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri  ka humbur jetën një person, teksa kanë mbetur të plagosur edhe dy të tjerë.

Sipas burimeve,media mëson se Besim Musliu i cili mbeti i vrarë ishte nga diaspora.

Ndërsa dy të plagosurit tjerë janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Në lidhje me gjendjen e tyre Insajderi ka kontaktuar me mjeken kujdestare në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Dafina Basholli, e cila tha se gjendja e dy të plagosurve është stabile.

”Gjendja e tyre është e mirë, stabile janë duke marr trajtimin mjeksor”, tha ajo.

“Mos vozit shpejt me veturë” – Kjo dyshohet të jetë arsyeja banale e vrasjes në Baks të Skenderajt

Skenderaj u trondit sonte nga ngjarja tragjike që ndodhin në lagjen Dushkaj në fshatin Baks, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri ka humbur jetën Besim Musliu, teksa kanë mbetur të plagosur edhe dy persona tjerë, përfshirë të dyshuarin për vrasje, Shukri Rexhepi.

Media mëson se vrasja ndodhi për motive të ulëta, pasi dyshohet se Musliu kishte kërkuar nga një anëtar i familjes së Rexhepit, që të mos vozisë shpejt, çka kishte shkaktuar një mosmarrëveshje mes palëve të përfshira në rast.

Ndërkohë rasti është konfirmuar edhe nga zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Fexhrie Pllana, e cila ka bërë të ditur për sinjalin se dy të plagosurit janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për ndihmë mjekësore.

Këto janë inicialet dhe mosha e të vrarit në Baks të Skenderajt

Një person ka vdekur pas të shtënave me armë zjarri në fshatin Baks të Komunës së Skenderajt.

Media nga burime të sigurta merr vesh se eskalimi i situatës që erdhi deri tek vrasja ishte një konflikt që kishin mes vete. Ata ishin kusheri mes vete.

I vrarë ka mbetur B.M, 47 vjeçar.

Lajmin për media e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Jugut, Fexhrije Pllana, e cila tha se se nga të shtënat me armë zjarri janë plagosur tre persona, ku njëri nga ta nuk arriti që t’u mbijetojë plagëve të marra.

Ngjarja është raportuar në Polici rreth orës 19:04.

Sipas saj, dy të plagosurit tjerë janë jashtë rrezikut për jetë dhe janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat