Arrestohet i dyshuari për gjuajtje me armë zjarri në aheng familjar

Kronikë e zezë

Arrestohet i dyshuari për gjuajtje me armë zjarri në aheng familjar

Më: 25 korrik 2022 Në ora: 08:44
Ilustrim

Drejtoria Rajonale Gjilan, Stacioni Policor Gjilan me datën 24/07/2022 ka pranuar një informatë se në Gjilan rruga e Prishtinës janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri. Patrulla policore ka arritur që të lokalizoj vendin e ngjarjes, ku ka takuar të dyshuarin Shqiptar Kosovar E.I. (1959).

Në vendin e ngjarjes janë gjetur prova materiale se i dyshuari gjatë një ahengu familjar ka shtënëdisa herëme armë zjarri.

Arma e llojit ,,Below’’TR17 së bashku me gëzhojattë armës përkatëse janë konfiskuar si dëshmi materiale për Gjykatë.

I dyshuari është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.

Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që i dyshuari tëndalet në mbajtje për 48 orë, ndërsa rasti me kallëzim penal për veprat penale ,,Armëmbajtje pa leje’’, ,,Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’’ dhe ,,Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’’ të procedohet sëbashku me provat në Prokurorinë Themelore në Gjilan.

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan vazhdon me kampanjën vetëdijëdiësuese duke u bërë thirrje dhe apeluar tek të gjithë qytetarëve që të festojnë me zemër, jo me armë.Sa më pak armë, më pak viktima.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat