Arrestohen pesë zyrtarë të komunës së Prizrenit

Kronikë e zezë

Arrestohen pesë zyrtarë të komunës së Prizrenit

Më: 26 korrik 2022 Në ora: 09:28
Foto ilustrim

Pesë zyrtarë të Komunës së Prizrenit, janë arrestuar nën dyshimin se kanë keqpërdorur pozitën e detyrës.

Sipas policisë ata kanë keqpërdorur dhe falsifikuar dokumentet lidhur me furnizim me material ndërtimor për ndërtimin e shtëpive për familjet skamnore të komunitetit minoritar në Komunën e Prizrenit.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje. Rasti në proces hetimor, thuhet në njoftimin e Policisë.

RAPORTI

Prizren 08.12.2021-09:00. Me 25.07.2022 janë arrestuar pesë (5) të dyshuar-a, katër meshkuj kosovarë dhe një femër kosovare, të gjithë zyrtar të Komunës së Prizrenit, nën dyshimin e bazuar se kanë kryer veprat e cekura, duke keqpërdorur dhe falsifikuar dokumentet lidhur me furnizim me material ndërtimor për ndërtimin e shtëpive për familjet skamnore të komunitetit minoritar në Komunën e Prizrenit. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje. Rasti në proces hetimor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat