Hyn me veturë në shesh, një i arrestuar në Pejë

Kronikë e zezë

Hyn me veturë në shesh, një i arrestuar në Pejë

Më: 26 korrik 2022 Në ora: 21:09
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi sot kishte hyrë me veturë në sheshin “Skënderbeu” në Pejë, duke rrezikuar kështu qytetarët edhe pse me shenjë trafiku aty është i ndaluar qarkullimi i automjeteve.

Rasti ka ndodhur rreth orës 14:30 dhe në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, ku personi i dyshuar ishte vënë nën kontroll nga një zyrtar policor i cili ishte jashtë orarit zyrtar. 

I dyshuari është arrestuar dhe policia i ka shqiptuar atij fletë gjobë kundërvajtëse për mos posedim të patentë shoferit. Po ashtu për shmangie të tarifave të detyrueshme doganore vetura është dërguar në terminalin doganor.

Me urdhër të Prokurorit të shtetit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat