Shefi me të birin e sulmojnë fizikisht punëtorin në Prizren, e bëjnë për spital

Kronikë e zezë

Shefi me të birin e sulmojnë fizikisht punëtorin në Prizren, e bëjnë për spital

Më: 28 korrik 2022 Në ora: 21:01
Ilustrim

Mosmarrëveshjet në vendet e punës në biznese të ndryshme nuk janë të rralla. Një rast i tillë ka ndodhur edhe sot në mëngjes në Prizren, por këtë herë ka eskaluar në përleshje. Këtë herë, siç mëson Smedia në rast janë të përfshirë punëdhënësi dhe punëtori.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë të ditur se rrahja ka ndodhur në vendin e punës, ku pas një konflikti verbal, i dyshuari R.S., në cilësinë e shefit bashkë me të birin A.S., e kanë sulmuar fizikisht me grushte një punëtor. Për pasojë viktima ka pësuar lëndime trupore, për çka ka marrë edhe trajtim mjekësor në spitalin rajonal.

Lidhur me rastin është vënë në dijeni edhe Policia. Posa u raportua rasti, një njësi policore ka shoqëruar në stacion policor dy të dyshuarit, për t’i intervistuar në lidhje me rastin.

Pasi kanë dhënë deklaratat, Prokurori i Shtetit ka marrë vendim që të dyshuarit të hetohen në procedurë të rregullt për veprat “sulm dhe lëndim i lehtë trupor”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat