Aksident në magjistralen Vushtrri – Mitrovicë, lëndohet një person

Kronikë e zezë

Aksident në magjistralen Vushtrri – Mitrovicë, lëndohet një person

Më: 2 gusht 2022 Në ora: 20:04
Foto ilustrim

Një person është lënduar si pasojë e një aksident që ka ndodhur mes dy veturave.

Rasti ka ndodhur në magjistralen Vushtrri – Mitrovicë, konkretisht në fshatin Dobërllukë.

Kështu bëri të ditur Avni Zahiti, zëdhënës i policisë për rajonin e Mitrovicës.

Zahiti tha se personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat