​Kapen pesë armë zjarri në Prishtinë

Kronikë e zezë

​Kapen pesë armë zjarri në Prishtinë

Më: 3 gusht 2022 Në ora: 13:26
Ilustrim

Policia e Rajonit të Prishtinës po vijon kontrollet e shtuara policore me qëllim të ruajtjes dhe ngritjes edhe më tej të nivelit të sigurisë.

Në kontekstin e kësaj, vetëm gjatë natës së kaluar në tri pika të ndryshme kontrolli në lagje të ndryshme të Prishtinës, janë gjetur dhe sekuestruar pesë armë zjarri.

Personat e dyshuar janë shoqëruar në stacionet policore dhe ndaj tyre është iniciuar rast për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës.

Në konsultim me prokurorin e shtetit të njëjtit janë proceduar më tej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat