Arrestohet i dyshuari për gjuajtje me armë zjarri

Kronikë e zezë

Arrestohet i dyshuari për gjuajtje me armë zjarri

Më: 4 gusht 2022 Në ora: 08:53
Foto ilustrim

Drejtoria Rajonale Gjilan, Stacioni Policor Gjilan me datën 03/08/2022 ka pranuar një informatë se në një lagje të Gjilanit janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri. Patrulla policore ka arritur që të lokalizoj vendin e ngjarjes, ka takuar të dyshuarin Shqiptar Kosovar F.R. (1971).

Arma e llojit ,,Ecol Jackal Dual Compact’’ cal. 9 mm së bashku me nëntë (9) gëzhoja të armës përkatëse  janë konfiskuar si dëshmi materiale për Gjykatë. 

I dyshuari është arrestuar dhe është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.

Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që të dyshuarit të lirohet në procedurë të rregullt,  ndërsa rasti me kallëzim penal për veprat penale ,,Armëmbajtje pa leje’’ dhe ,,Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’’ të procedohet së bashku me provat në Prokurorinë Themelore në Gjilan.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat