​Arrestohet një person i kërkuar në Kaçanik

Kronikë e zezë

​Arrestohet një person i kërkuar në Kaçanik

Më: 4 gusht 2022 Në ora: 16:25
Foto ilustrim

Policët në Kaçanik kanë arrestuar personin me inicialet I.M i moshës 48 vjeçar për shkak se dyshohet se ka shkaktuar dhunë në familje.

“Policët e stacionit në Kaçanik nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot rreth orës 11:00 pasi kanë pranuar një informacion, në Kaçanik kanë arrestuar personin me inicialet I.M (M/K), i moshës 48 vjeçar.

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj , për veprën penale ‘’ Dhunë në familje ’’ me dënim burgimi prej njëqindenjëzet (120) ditëve. I njëjti, pas kompletimit të dokumentacionit dërgohet në vuajtje të dënimit.

Policia Rajonale e Ferizajt , do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës", thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat