​Keqkuptohen shtetasit norvegjezë, drejtuesi i automjetit ikë

Kronikë e zezë

​Keqkuptohen shtetasit norvegjezë, drejtuesi i automjetit ikë

Më: 5 gusht 2022 Në ora: 10:26
Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dy persona, me nënshtetësi norvegjeze derisa kanë qenë në një veturë kanë kërkuar nga drejtuesi që të ndalin për arsye se njëri nga viktimat nuk ndihet mirë, ndërsa drejtuesi i automjetit është larguar në drejtim të panjohur duke u marr edhe bagazhin që gjendej në veturë me dokumente personale të viktimave.

Rasti ka ndodhur në fshatin Sllatinë e Madhe në Fushë Kosovë.

“Sllatinë Madhe, Fushë Kosovë, 04.08.2022-11:00-13:00. Dy viktimat, një mashkull dhe një femër me nënshtetësi norvegjeze, kanë raportuar se derisa kanë qenë në një veturë, kanë kërkuar nga drejtuesi që të ndalin për arsye se njëri nga viktimat nuk ndihet mirë. Drejtuesi i dyshuar mashkull kosovar, është larguar në drejtim të panjohur duke u marrë edhe bagazhin që gjendej në veturë me dokumente personale të viktimave”, thuhet në raport.

Rasti po hetohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat