Mitrovicë, dogana kap qindra litra vaj të kontrabanduar nga Serbia

Kronikë e zezë

Mitrovicë, dogana kap qindra litra vaj të kontrabanduar nga Serbia

Më: 6 gusht 2022 Në ora: 14:47
Foto ilustrim

Dogana e Kosovës ka ndaluar në Mitrovicë një automjet që po transportonte 750 litra vaj ushqimor të kontrabanduar nga Serbia. 

Sipas njoftimit, Dogana tha se arriti ta identifikojë dhe ndalojë automjetin dhe pas kontrollimit iu gjetën mallra të kontrabanduara.

“Automjeti  ishte duke transportuar vaj ushqimor me origjinë nga Serbia në sasi prej 750 litrave.

Mallrat dhe automjeti janë sekuestruar derisa ka filluar procedura e kundërvajtjes doganore”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat