Ia shqiptoi një gjobë, nuk përmbahet qytetari – sulmon policin

Kronikë e zezë

Ia shqiptoi një gjobë, nuk përmbahet qytetari – sulmon policin

Nga: A.M. Më: 7 gusht 2022 Në ora: 08:51
Foto ilustrim

Një person është arrestuar në Pejë, pasi i njëjti ka kanosur zyrtarin policor.

Ky veprim, erdhi pasi iu shqiptua në gjobë ndaj tij, përcjell "Bota sot".

Njoftimi i plotë

Rr. Mbretëresha Teutë, Pejë 06.08.2022 – 19:05. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që pas shqiptimit të një gjobe, i dyshuari është revoltuar dhe e ka kapur për dore zyrtarin policor, viktimën mashkull kosovar. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat