Rrokulliset një traktor në Suharekë, lëndohet rëndë një person

Kronikë e zezë

Rrokulliset një traktor në Suharekë, lëndohet rëndë një person

Më: 7 gusht 2022 Në ora: 10:00
Foto ilustrim

Një person është lënduar rëndë në fshatin Dollc të Suharekës, në një aksident trafiku me traktor.

Policia njofton se viktima ishte pasagjer kur vozitësi humbi kontrollin e traktorit dhe u rrokullisën.

Pasagjeri është duke marrë trajtim mjekësor në spitalin e Prizrenit.

"Fsh. Dollc, Suharekë 06.08.2022 – 19:15. Raportohet se një mashkull kosovar deri sa ishte duke e vozitur traktorin humb kontrollin dhe rrokulliset nën rrugë, lëndime te rënda pëson pasagjeri mashkull kosovar i cili vazhdon tretmanin mjekësor në Spitalin Rajonal Prizren", tha PK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat