Tentim vetëvrasje në Gjakovë, 33-vjeçari dërgohet në urgjencën e qytetit

Kronikë e zezë

Tentim vetëvrasje në Gjakovë, 33-vjeçari dërgohet në urgjencën e qytetit

Më: 7 gusht 2022 Në ora: 22:46
Foto ilustrim

Një tentim vetëvrasje ka ndodhur të shtunën pas mesnate në Gjakovë.

Drejtori i Policisë Rajonale në Gjakovë, Lumni Graishta, ka bërë të ditur se një 33-vjeçar ka tentuar të vetëvritet.

Graishta ka thënë se pas aktit, familjarët e kanë dërguar në spitalin rajonal, ndërsa viktima është jashtë rrezikut për jetë.

“Rasti është raportuar rreth orës 03:00 ndërsa dyshohet që viktima ka tentuar të vetëvritet rreth orës 01:50. Nga familjarët i njëjti është dërguar në spitalin rajonal ku sipas mjekut viktima është jashtë rrezikut për jetë por në gjendje të rëndë”, ka deklaruar Graishta.

Në fund ka thënë sen pamundësi të marrjes së deklaratës nga viktima, motivi i vetëvrasjes mbetet i panjohur.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat