Lëvizte me veturë 222 kilometra në orë, vozitësi bie në radarin e policisë

Kronikë e zezë

Lëvizte me veturë 222 kilometra në orë, vozitësi bie në radarin e policisë

Më: 8 gusht 2022 Në ora: 13:00
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë në buletinin e sotëm ka shpërndarë një foto të marrë nga ekrani i një radari policie ku shihet një automjet i cili në atë moment ka lëvizur me shpejtësi 222 kilometra në orë, që është rreth 100 kilometra në orë më shumë se sa shpejtësia e cila lejohet në autostradë.

Dje janë gjobitur 430 drejtues mjetesh për tejkalim shpejtësie.

Ministria e Brendshme bëri të ditur se gjatë aksioneve të kontrolleve të kryera në të gjithë vendin janë gjobitur për tejkalim shpejtësie 430 drejtues mjetesh, nga të cilët 22 automjete kanë udhëtuar me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe tre automjete me mbi 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar.

Në të njëjtën kohë, 232 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në zona të banuara, dhe 198 në zona të pabanuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat