E trishtë: Djali 26-vjeçar në Pejë sulmon seksualisht nënën, dyshohet se e preku dhe e puthi me zor disa herë

Kronikë e zezë

E trishtë: Djali 26-vjeçar në Pejë sulmon seksualisht nënën, dyshohet se e preku dhe e puthi me zor disa herë

Më: 8 gusht 2022 Në ora: 13:10
Ilustrim

Një rast jo fort i zakonshëm dhe të njëjtën kohë i tmerrshëm është denoncuar të ketë ndodhur mbrëmë pas mesnate, në një familje në rrugën “Adem Mala” në Pejë, ku një 26-vjeçar po dyshohet se ka sulmuar seksualisht nënën e tij dhe ka ushtruar dhunë në familje.

Kjo ngjarje e rëndë për familjen u raportua nga nëna e të dyshuarit e cila e njoftoi Policinë dhe rrëfeu se si u përball me të birin derisa ishin në veturë dhe kur u kthyen në shtëpi. Burimet e Sinjalit nga Prokuroria kanë bërë me dije se në bazë të dëshmisë së viktimës të dhënë para hetuesve policorë kuptohet se gjithçka nisi rrugës teksa po shkonin në një aheng familjar bashkë me djalin.

E shqetësuar skajshmërisht për atë që i ndodhi, viktima ka deklaruar se derisa ishte në veturë me të birin, ai kishte filluar ta ngacmojë, duke e ledhatuar e prekur në këmbë e duar. Kjo situatë e tmerroi atë dhe nuk pati guxim që t’i flas të birit deri në momentin që arritën në restorant.

Në gjendje shoku ajo qëndroi në aheng dhe më pas u kthyen në shtëpi, kur eskaloi gjithçka. I dyshuari, sipas nënës së tij, posa kishin arritur në shtëpi, ka vazhduar ta prekë me zor, saqë për një moment fillon edhe ta puth.

Gjatë gjithë kohës, sipas nënës djali ka pasur një thikë në dorë. Puthjet, prekjet e veprime të tjera të ngjashme e trishtuan atë, për çka vendosi që të kërkojë ndihmë duke bërtitur në mes të oborrit.

Fatmirësisht, sipas saj, e ndihmoi fqinji, i cili arriti ta ndalojë djalin dhe më pas njoftuan Policinë, me ç’rast i dyshuari u prangos dhe u dërgua në stacion.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim për ndalim prej 48 orësh për tri vepra penale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat