Mitrovicë arrestohen dy persona për veprën “lëndim i rëndë trupor”

Kronikë e zezë

Mitrovicë arrestohen dy persona për veprën “lëndim i rëndë trupor”

Më: 8 gusht 2022 Në ora: 16:31
Ilustrim

Gjatë ditës së sotme në Mitrovicën e Jugut, Policia ka arrestuar dy të dyshuar për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.

Sipas raportit policor, arrestimi i të dyshuarve është mbi dyshime të arsyeshme për përfshirje në një rast përleshje që ishte raportuar në rrugën “Shala e Bajgores” në Mitrovicë, me ç’rast dy të dyshuarit kanë sulmuar fizikisht viktimën i cila ka kërkuar tretman mjekësor.

“Në orët e paradites së sotme, policia në  Mitrovicën e Jugut, kanë arrestuar dy të dyshuarit  B.T., 26 vjeçar,  dhe K.T., 31 vjeçar, të dy shtetas të  Republikës së Kosovës, të dyshuar për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor””.

“Arrestimi i dy të dyshuarve është mbi dyshime të arsyeshme për përfshirje në një rast përleshje që ishte raportuar sot në rrugën “Shala e Bajgores” në Mitrovicë, ku si pasojë e përleshjes dy të dyshuarit kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar, i cila ka kërkuar tretman mjekësor”, vazhdon raporti.

“Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur prokurorit të rastit, ku pas intervistimit, dy të dyshuarve me aktvendim të prokurorit u është caktuar masa e ndalimit policor”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat