Plani operativ “Motoçikleta”, shqiptohen 199 gjoba në Gjakovë

Kronikë e zezë

Plani operativ “Motoçikleta”, shqiptohen 199 gjoba në Gjakovë

Më: 8 gusht 2022 Në ora: 17:16
Foto ilustrim

Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në DRP-Gjakovë është duke implementuar planin operativ "Motoçikleta", me qëllim të vetëdijesimit të drejtuesve të motoçikletave për respektimin e rregullave në trafik.

Në një komunikatë për media thuhet se policia për muajin muajit korrik e deri më 7 gusht ka shqiptuar 199 gjoba për shkelje të rregullave në trafik nga drejtues të motoçikletave.

Po ashtu gjashtë motoçikleta janë konfiskuar pasi nuk kanë qenë të doganuara.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë u bënë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafikun rrugor që t’i zbatojnë rregullat dhe të kontribuojnë për një siguri më të lartë dhe mos të bëhen shkaktarë të viktimave në aksidentet rrugore.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat