Vjedhje e rëndë në Viti, hajnat grabisin stoli dhe para të gatshme

Kronikë e zezë

Vjedhje e rëndë në Viti, hajnat grabisin stoli dhe para të gatshme

Më: 9 gusht 2022 Në ora: 09:03
Foto ilustrim

Një qytetar nga fshati Sllatinë e Epërme të Vitisë ka informuar Policinë se persona të panjohur kanë hyrë me forcë në shtëpinë e tij dhe vëllezërve të tij.

Ata kanë vjedhur para të gatshme dhe stoli ari.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur rreth orës 02:40.

“Fsh. Sllatinë e Epërme, Viti 08.08.2022 – 02:40. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e tij dhe të dy vëllezërve të tij, ku kanë arritur të vjedhin një shumë të konsiderueshme parash dhe sasi stoli ari”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat