​E zë lisi, vdes 39-vjeçari në Burincë të Gjilanit

Kronikë e zezë

​E zë lisi, vdes 39-vjeçari në Burincë të Gjilanit

Më: 9 gusht 2022 Në ora: 23:02
Foto ilustrim

Një person ka humbur jetën tragjikisht sot në Burnicë të Gjilanit derisa ishte duke prerë drurë.

Zëdhënësi i policisë rajonale për Gjilan Ismet Hashani ka konfirmuar për KosovaPress se rasti ka ndodhur rreth orës 16:53.

“Kemi pranuar informatën se në Burincë - komuna Gjilan, personin shqiptar shtetas i Kosovës (1983 ), me vendbanim në komunën e Kaçanikut, ishte duke prerë drurë, në një moment një lis e ka zënë duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. Nga lëndimet e marra rreth orës 18:00 mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e personit”, ka thënë Hashani.

Në lidhje me rastin janë njoftuar njësitet relevante, ndërsa me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pajetë do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Rasti po hetohet nga njësitet e hetimeve rajonale të Policisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat