Organizoi skema piramidale, bixhoz e armëmbajtje pa leje, arrestohet F.M.

Kronikë e zezë

Organizoi skema piramidale, bixhoz e armëmbajtje pa leje, arrestohet F.M.

Më: 10 gusht 2022 Në ora: 10:19
Armët e sekuestruara

Policia në Gjakovë ka implementuar planin operativ në realizim të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Gjakovë për urdhër kontroll në dy lokacione ku dyshohej se është kryer vepra penale “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

Në vendbanimin e të dyshuarit F. M. janë gjetur armë zjarri, e mjete të tjera të paligjshme.

I dyshuari është ndaluar në mbajtje për 48 orë dhe është iniciuar rast: “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” si dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Komunikata e policisë:

Gjakovë, 9 gusht 2022: Sektori Rajonal për Hetime në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë-Gjakovë, pas informacioneve të pranuara nga viktima, me datën 09.08.2022 ka implementuar planin operativ në realizim të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Gjakovë për urdhër kontroll në dy lokacione ku dyshohej se është kryer vepra penale “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

Gjatë kontrollit në vendbanimin e të dyshuarit F. M., (mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, lindur në vitin 1980) janë gjetur tri armë të zjarrit (pistoleta) të llojit Grizzly, Vzor dhe Zoraki, tre karikator dhe 14 fishek si dhe një sprej OC 0.5 litra, të cilat i dyshuari i kishte në posedim në mënyrë të paautorizuar.

Armët dhe spreji janë sekuestruar si prova materiale, ndërsa me vendim të Prokurorit të Shtetit (në koordinim me të cilin janë ndërmarr të gjitha veprimet policore), i dyshuari është ndaluar në mbajtje për 48 orë dhe është iniciuar rast “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” si dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat