​Dyshohen për prostitucion arrestohen tre persona në Mitrovicë

Kronikë e zezë

​Dyshohen për prostitucion arrestohen tre persona në Mitrovicë

Më: 11 gusht 2022 Në ora: 09:27
Foto ilustrim

Dy burra dhe një grua janë arrestuar në Mitrovicë, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Mundësim apo detyrim në prostitucion dhe bashkëkryerje”. 

Dyshohet se veprën e kanë kryer në qershor të këtij viti, në rrugën “Mbretëresha Teutë”.

“Mundësim apo detyrim në prostitucion & bashkëkryerja:

Rr. Mbretëresha Teutë, Mitrovicë qershor-2022. Me datë 10.08.2022 janë arrestuar tre të dyshuar (dy meshkuj dhe një femër) kosovare, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprat e cekura. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt. Rasti në proces hetimor”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat