Makinat u bën copash në aksin Tepelenë-Mallakastër, dy fëmijë të mitur mes 8 të plagosuve/Emrat

Kronikë e zezë

Makinat u bën copash në aksin Tepelenë-Mallakastër, dy fëmijë të mitur mes 8 të plagosuve/Emrat

Më: 12 gusht 2022 Në ora: 21:59
Pamje nga vendi i ngjarjes

Mes 8 të plagosurve në aksidentin rrugor në aksin rrugor Tepelenë-Mallakastër janë dhe dy fëmijë të mitur, 2 dhe 3 vjeç.

Ngjarja u regjistrua rreth orës 20:15, në fshatin Malas. Shtetasi E. Gj., 36 vjeç, duke drejtuar automjetin tip "Benz" është përplasur me automjetin tip "Renault" me drejtues shtetasin D. L., 32 vjeç.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy drejtuesit e automjeteve dhe gjashtë pasagjerët, A. Gj., 25 vjeçe, A. Gj., 23 vjeçe, dy fëmijë të mitur 2 vjeç dhe 3 vjeç (pasagjerët e automjetit tip "Benz") si dhe  K. M., 30 vjeçe, C. R., 31 vjeç,  (pasagjerët e automjetit tip "Renault"), të cilët ndodhen në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat