Arrestohen dy të mitur për armëmbajtje pa leje në Suharekë

Kronikë e zezë

Arrestohen dy të mitur për armëmbajtje pa leje në Suharekë

Më: 13 gusht 2022 Në ora: 09:44
Foto ilustrim

Dy të mitur janë shoqëruar në stacionin policor pasi që gjatë kontrollit të tyre është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 10 fishekë dhe një karikator me 10 fishekë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 20:30 në fshatin Gjinoc, të Suharekës.

“Janë shoqëruar në stacionin policor dy të dyshuar meshkuj  kosovarë  të mitur, pasi që gjatë kontrollit të tyre është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 10 fishekë dhe një karikator me 10 fishekë”, thuhet në raport.

Tutje në raport bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rast shkon në procedurë të rregullt. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat