Sulmohet fizikisht një person i KEDS-it në Viti

Kronikë e zezë

Sulmohet fizikisht një person i KEDS-it në Viti

Më: 13 gusht 2022 Në ora: 10:01
Foto ilustrim

Një person është arrestuar pasi që kishte sulmuar fizikisht në zyrën e tij një zyrtar të KEDS-it.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 12:48 në rrugën “Adem Jashari”, në Viti.

Tutje në raport, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që kishte sulmuar fizikisht në zyrën e tij viktimën mashkull  kosovar  zyrtar i KEDS-it. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat