Tentuan ilegalisht të kalojnë nga Kosova në Serbi, arrestohen dy shtetas serbë

Kronikë

Tentuan ilegalisht të kalojnë nga Kosova në Serbi, arrestohen dy shtetas serbë

Më: 14 gusht 2022 Në ora: 09:32
Foto ilustrim

Dy shtetas serb janë arrestuar.

Policia raporton se ata kanë tentuar të kalojnë ilegalisht nga Kosova në Serbi.

Policia ka bërë të ditur se pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj shtetas të Serbisë pasi që të njëjtit kanë tentuar që në mes rrugëve ilegale me veturë të kalojnë nga territori i Republikës së Kosovës në territorin e Serbisë”, thuhet në raportin e policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat