​Konfiskohen dy armë në dy ahengje në Mitrovicë e Skenderaj

Kronikë e zezë

​Konfiskohen dy armë në dy ahengje në Mitrovicë e Skenderaj

Më: 16 gusht 2022 Në ora: 09:46
Foto ilustrim

Në dy raste të ndryshme policia e Kosovës ka konfiskuar dy armë.

Njëri rast e shtënies me armë ka ndodhur në Mitrovicë dhe një tjetër në Skenderaj.

Me këtë rast janë konfiskuar armë e gëzhoja.

Në cilësi të të dyshuarve janë arrestuar dy persona, të cilët dyshohet se kanë përdorur armët, ndërsa pas procedurave intervistuese dy të dyshuarit me urdhër të prokurorit janë liruar për procedurë të rregullt. Ndaj tyre janë iniciuar raste për veprat penale ‘përdorim i armës’.

Gjatë 24 orëve të fundit, njësitet policore në Mitrovicën e Jugut dhe në Skenderaj kanë konfiskuar dy armë zjarri. Një armë është konfiskuar në Mitrovicën e Jugut, pasi ishte raportuar për të shtëna me armë në rrugën e “Hekurudhës ” ku si rezultat i reagimit të shpejtë të njësive policore ka rezultuar që në lokacionin ku kishte aheng familjar është konfiskuar një armë e llojit pistoletë me katër (4) fishek dhe 13 gëzhoja. Ndërsa, konfiskimi i një arme tjetër të llojit pistoletë është realizuar në fshatin Çubrel të Skenderajt, ku pas pranimit të informatës për të shtëna njësia policore ka identifikuar lokacionin ku kishte aheng familjar, me ç’ rast nga i dyshuari kanë konfiskuar armen dhe njëmbëdhjetë (11) gëzhoja. Në cilësi të të dyshuarve janë arrestuar dy persona, të cilët dyshohet se kanë përdorur armët, ndërsa pas procedurave intervistuese dy të dyshuarit me urdhër të prokurorit janë liruar për procedurë të rregullt. Ndaj tyre janë iniciuar raste për veprat penale ‘përdorim i armës’, ‘mbajtje në pronësi , kontroll të paautorizuar të armës’, thuhet në njoftimin e policisë. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat