E mitura shkoi në vizitë te nëna e cila s’jeton me familjen – por u rrah nga ajo

Kronikë e zezë

E mitura shkoi në vizitë te nëna e cila s’jeton me familjen – por u rrah nga ajo

Më: 16 gusht 2022 Në ora: 10:21
Foto ilustrim

Një vajzë e mitur nga Prishtina është keqtrajtuar fizikisht nga nëna e saj.

Siç tregon Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, nëna nuk jeton në të njëjtën shtëpi me vajzën.

Ajo kishte shkuar për vizitë te nëna e saj – por s’i ka shkuar vizita siç e ka menduar.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Me datë 15.08.2022 viktima e mitur femër kosovare ka njoftuar se derisa kishte qenë tek nëna e saj e cila jeton ndaras nga familja, ajo e kishte keqtrajtuar fizikisht. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Është njoftuar njësia për mbrojtjen e viktimave.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat