Arrestohet një 45-vjeçar në Shkup, kërkohej me fletarrest

Kronikë e zezë

Arrestohet një 45-vjeçar në Shkup, kërkohej me fletarrest

Më: 17 gusht 2022 Në ora: 16:44
Ilustrim

Policia dje ka arrestuar një 45-vjeçar në Shkup, i cili kërkohej me fletarrest për vuajtjen e dënimit me burg.

“Dje (16.08.2022) në ora 18:25 në rrethinën e Kisella Vodës, zyrtarë policorë nga Grupi Operativ Kërkimor në SPB Shkup kanë arrestuar K.J.(45) nga Shkupi.

Ndaj tij është lëshuar fletarrest qendror me kërkesë të Gjykatës Themelore Penale Shkup, me të cilin është kërkuar të vuajë dënimin me burg prej dy vjetësh.

Personi do të dërgohet në burg për të vuajtur dënimin me burg”, thonë nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat