Një serb e një maqedonas arrestohen për vjedhje të veturës në Fushë Kosovë

Kronikë e zezë

Një serb e një maqedonas arrestohen për vjedhje të veturës në Fushë Kosovë

Më: 19 gusht 2022 Në ora: 09:02
Foto ilustrim

Pas një pune hetimore, policia njofton se janë identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuar meshkuj, njëri shtetas i Maqedonisë Veriore dhe tjetri shtetas i Serbisë, nën dyshimin se gjatë muajit të kaluar kanë kryer vjedhje në Fushë Kosovë.

Gjithashtu bëhet e ditur se janë kryer edhe dy bastisje ku janë gjetur dhe sekuestruar tre telefona, pajisje të modifikuara të cilat shërbejnë për hapjen dhe ndezjen e veturave, rroba të cilat dyshohet se i ka përdorur i dyshuari, një veturë me targa të huaja dhe 270 euro.

Në lidhej me rastin është konsultuar prokurori i shtetit,.

Me vendim të tij  dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat