Parandalohen 6 raste të tentim kontrabandës

Kronikë

Parandalohen 6 raste të tentim kontrabandës

Më: 21 gusht 2022 Në ora: 10:13
Foto ilustrim

Njësit e Doganës së Kosovës vlerësojnë se kanë pasur një javë të sukseshme në parandalimin e gjashtë rasteve të kontrabandimit.

Fillimisht në Mitrovicë, njësitet e Antikontrabandës të Doganës së Kosovës në bashkëpunim me Policinën e Kosovës kanë arritur të identifikojne dhe ndalojnë një automjet transpotues i cili ishte duke transportuar 1500 litra vaj ushqimor të kontrabanduar nga Serbia përmes rrugëve ilegale.

“Në regjionin e Prizrenit  gjatë kontrollës se një ngarkese është vërtetuar se malli badema nuk ka dokumentacion mbi prejardhjen e mallit, sasia e tyre ishe rreth 680 kg. 

Derisa në regjionin e Mitrovicës, janë regjistruar tri raste të kontrabandimit të mallrave ku janë parandaluar futja e mallrave  si në vijim: Rasti 3: 450 litra Pije Jooalkoolike, rasti 4: 2000 copë mikro kabllo telefona rasti 5: 10,800 copë vezë të freskëta.

Derisa në rastin e fundit dogana ka arritur të parandaloj një automjet të dyshimtë i cili ishte duke transportuar mallra të kontrabanduar nga Serbia, 70 pako çokollata”, njofton dogana.

Sasia e përgjithshme e mallrave të konfiskura kalon 6,000 mijë kilogram dhe të gjitha mallrat janë konfiskuar si dhe ndaj personave përgjegjës ka filluar procedura kundërvajtëse.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat