Arrestohen dy persona në Lipjan, vodhën 180 thasë pelet

Kronikë e zezë

Arrestohen dy persona në Lipjan, vodhën 180 thasë pelet

Më: 31 gusht 2022 Në ora: 11:05
Foto ilustrim

Dy persona janë arrestuar në Lipjan pasi janë ndaluar me automjetin e tyre në të cilin kishin të ngarkuar rreth 80 thasë pelet që dyshohej se janë vjedhur.

Policia njofton përmes raportit se gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarve kanë gjetur e konfiskuar edhe 100 thasë të tjera pelet që poashtu dyshohet se ishin vjedhur.

“Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

 Rasti nën hetime”, njofton më tej policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat