Ferizaj, grabitje me armë në një pompë të derivateve

Kronikë

Ferizaj, grabitje me armë në një pompë të derivateve

Më: 3 shtator 2022 Në ora: 13:12
Foto ilustrim

Një burrë ka raportuar në polici, se përderisa ka qenë duke punuar në pikën e derivateve, një person i maskuar i ka grabitur 1000 mijë euro.

I njëjti ka thënë se i dyshuari ka qenë i maskuar dhe me armë, derisa është larguar në drejtim të panjohur.

“Rr. Bajram e Gursel Sylejmani, Ferizaj 03.09.2022-01:02. 

Viktima mashkull  kosovar ka raportuar se derisa ka qenë duke punuar në pikën e derivateve, një person i panjohur i maskuar dhe nën kërcënimin e armës i ka grabitur 1000€ dhe është larguar në drejtim të panjohur, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat