​Arrestohet një person i kërkuar në Kaçanik

Kronikë e zezë

​Arrestohet një person i kërkuar në Kaçanik

Më: 6 shtator 2022 Në ora: 19:22
Foto ilustrim

Policët e Kosovës sot në orën 14:30 në Kaçanik kanë arrestuar personin e kërkuar me inicialet S.S.

34-vjeçari ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge, me dënim burgimi prej dy vjetësh.

Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës, thuhet në njoftim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat